BERLIN, 20 janar /ATSH-DPA/ – Muzeu Hebraik i Berlinit do të hapë një ekspozitë të re të përhershme më 17 maj, pas dy vitesh restaurime, deklaroi sot muzeu.
Ekspozita, që shtrihet në 3 500 metra katrorë të një ndërtese në rrethin Kreuzberg të Berlinit, nga arkitekti i njohur Daniel Libeskind, do të tregojë në pesë kapituj historinë e hebrenjve të Gjermanisë nga mesjeta e deri më sot.
Ekspozita do të përqendrohet në marrëdhëniet e komunitetit hebre me shoqërinë gjermane të krishtere e më pas laike, për të cilat muzeu deklaroi se janë shënuar nga dhuna. / /sara/












