UASHINGTON, 17 janar /ATSH-AFP/- Kreu i Diplomacisë amerikane, Mike Pompeo do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Libinë, që do të mbahet të dielën në Berlin dhe do të shprehë mbështetjen e tij për përpjekjet për konsolidimin e armëpushimit, njoftoi dje Departamenti i Shtetit.
Pompeo duhet të nxisë forcat e huaja që të tërhiqen nga vendi i shkatërruar nga lufta civile dhe të kërkojnë rifillimin e procesit të paqes, nën kujdesin e OKB-së, tha një zyrtar amerikan.
“Është e detyrueshme vazhdimi i armëpushimit”, theksoi ai për një grup gazetarësh, duke ruajtur anonimitetin.
Një armëpushim, i respektuar globalisht, ka qenë në fuqi që nga e diela në kryeqytetin libian./ /ervo/












