TIRANË, 16 janar /ATSH/ -Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ritakuar në Kosovë, ambasadorin William Walker.
Meta thekson se ambasadori Walker bëri denoncimin historike për Masakrën e Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.
“I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit”, është shprehur Meta.
Meta ka theksuar se, “integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.
E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë”, ka theksuar Presidenti Meta.
/gj.mima//a.a/























