Ballina Flash

Gjylameti: Premtim i mbajtur, nis rehabilitimi i rrugës në Kashar

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Bashkia e Tiranës po vijon investimet në infrastrukturën rrugore për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.

Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti foli sot për këtë premtim të mbajtur për qytetarët.

“Vazhdojnë investimet në Kashar, në Fushë-Mëzez. Nisi rehabilitimi dhe shtrimi i rrugës si kërkesë e domosdoshme nga banorët”, tha ajo.

Investimet në infrastrukturë, sipas Gjylametit, ndihmojnë lëvizjen e mjeteve, mallrave dhe nga ana tjetër ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës.

/m.m/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE-Karrenbauer: SHBA kërcënoi se do të vendoste tarifa për makinat europiane
Artikulli tjetërRUSI – Parlamenti konfirmon Mikhaïl Michoustine në postin e kryeministrit