Ballina Bota

SPANJË – Qeveria e re rrit pensionet

MADRID, 14 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot një rivlerësim të pensioneve, tashmë të indeksuara mbi inflacionin, në përfundim të këshillit të parë të ministrave të qeverisë së tij të koalicionit me të majtën radikale të Podemos.

“Ne kemi miratuar një dekret për të rritur pensionet me 0,9% këtë vit”, njoftoi shefi socialist i ekzekutivit.

Nga kjo masë do të përfitojnë rreth 10 milionë pensionistë.

Pensionet spanjolle do të indeksohen në bazë të inflacionit, ashtu si nuk është vepruar që prej 2014, pas masave shtrënguese të qeverisë konservatore të asaj kohe.

“Nëse inflacioni tejkalon nivelin 0,9%, pensionistët do të marrin një pagë me ndryshime mes 0,9% dhe inflacionit efektiv deri në prill 2021”, theksoi Pedro Sanchez gjatë një fjalimi./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Gjashtë punonjës të Volkswagen akuzohen për mashtrim në lidhje me emetimet e naftës
Artikulli tjetërLIBI – OKB: 1000 migrantë kthehen në Libi