Ballina Bota

HARARE – Kina kërkon riforcimin e bashkëpunimin me Zimbabven

HARARE, 13 janar /ATSH-AFP/ – Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi shprehu angazhimin e tij për riforcimin e bashkëpunimit me Zimbabven, pavarësisht një mosmarrëveshjeje të fundit mes dy vendeve mbi shifrat e ndihmës dypalëshe që Pekini i akordoi për të mbështetur ekonominë në krizë.

Në nëntor, qeveria e Zimbabves kishte deklaruar se kishte marrë nga Pekini vetëm 3,6 milionë dollarë ndihmë nga janari në shtator 2019, shumë larg nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Pekini kishte kritikuar Hararen për nënvlerësim të ndihmës.

Yi u takua me homologun, Sibusiso Moyo, gjatë etapës së fundit të turneut në Afrikë, që vijoi në Egjipt, Dixhibuti, Eritre dhe Burundi./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDANIMARKË – Përdhoset statuja e Sirenës së Vogël
Artikulli tjetërPolicia shumë herë më e mirëpaguar se dje, për herë të parë në 30 vite forcat speciale nuk janë tradhtuar në operacionet e tyre