Ballina Bota

DANIMARKË – Përdhoset statuja e Sirenës së Vogël

KOPENHAGË, 13 janar /ATSH-DPA/ – Policia ka nisur një hetim në lidhje me një përdhosje të statujës së Sirenës së Vogël, 1,25 metra e gjatë, ku ishin shkruar më të kuqe fjalët ‘Lironi Hong Kongun”.

Inspektori i policisë së Kopenhagës, Jesper Frandsen deklaroi se policia mori një ankesë sot në mëngjes.

Policia shqyrtoi pamjet dhe intervistoi dëshmitarët, por nuk ka bërë asnjë arrestim.

Hong Kongu është territor kinez gjysmë autonom që është tronditur që prej disa muajsh nga protestat masive pro demokracisë të nisura nga një projektligj i ekstradimit që nuk është më në fuqi që nga muaji qershor. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Volkswagen, numër të lartë shitjesh në 2019
Artikulli tjetërHARARE – Kina kërkon riforcimin e bashkëpunimin me Zimbabven