FRANKFURT, 13 janar /ATSH-DPA/ – Vitin e kaluar prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen rriti numrin e shitjeve të modeleve të makinave nga marka e tij kryesore, deklaroi sot kompania.
Përgjatë vitit 2019 numri i shitjeve të gjigantit gjerman të automjeteve ishte më pak sesa ai i vitit 2018, por rritja i kushtohet kërkesës së madhe kineze, gjë që i lejoi VW të mbyllte vitin me një rritje 0,5%.
Prodhuesi i automjeteve deklaroi se në vitin 2019 shiti 6,28 milionë automjete.
Shitjet në dhjetor u rritën me 13,8% duke shkuar në 615 000 makina, ndërsa dërgesat në Kinë u rritën me 22,2%. / /sara/























