PAU (Francë) – Samit mes pesë presidentëve të vendeve të Sahelit dhe presidentit, Emmanuel Macron, kushtuar luftës kundër xhihadizmit.
PARIS (Francë) – Proces gjyqësor për ish-kreun e atletizmit botëror, Lamine Diack dhe pesë autorë të tjerë, të akuzuar për korrupsion në sfondin e dopazhit në Rusi.
FRANCË – Dita e 40-të e mobilizimit kundër reformës së pensioneve.
LONDËR (Britani e Madhe) – Mbretëresha Elizabeth II thërret një takim krize, pas njoftimit për tërheqjen e princit Harry nga detyrimet mbretërore.
LONDËR(Britani e Madhe) – Hapet procesi i vëllait të autorit të attentatit të Manchester.
BRUKSEL (Belgjikë) – Mbreti pret informatorët për çështjen e formimit të një qeverie federale.
LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takim pune mes Ursula von der Leyen dhe kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel, e pasuar nga një konferencë e përbashkët shtypi.
BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e ministrave gjerman dhe francez të Bujqësisë mbi eliminimin masiv të zogjve.
MOSKË (Rusi) – Vizitë e ministrave turk të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme.
STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.
HOLLIVUD (SHBA) – Njoftim i nominimeve për Oscars.
ARABI SAUDITE – Vizitë e kryeministrit japonez, Abe në Lindjen e Mesme.
AMMAN (Jordani) – Vizitë e ministrit gjerman të Punëve të Jashtme dhe konferencë shtypi me homologun e tij.
ABU DHABI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Seanca e 10-të e asamblesë së Agjencisë Ndërkombëtare për energjitë e rinovueshme.
TUNIS (Tunizi) – Vizitë e ministrit italian të Punëve të Jashtme përqendruar mbi Libinë./ /ec/





















