TIRANE, 13 Janar/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas situatës me reshje të kësaj fundjave, moti për ditën e sotme parashikohet me diell e hera herës, vranësira deri mesatare. Gjatë orëve të të mëngjesit parashikohet prezencë e mjegullës në lugina.
Era, përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare.
Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë. Po kështu, temperaturat negative do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohshme.





















