BRUKSEL, 8 janar /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sot sulmin iranian me raketa kundër bazave ushtarake në Irak, të përdorura nga amerikanët dhe ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.
Këto sulme ishin përgjigjja e parë ushtarake e Teheranit për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nga një sulm me dron amerikan në Irak më 3 janar.
Milicët pro iranianë në Irak njoftuan gjithashtu sulme kundër trupave amerikane.
“NATO i kërkon Iranit të heqë dorë nga çdo lloj dhune”, konfirmoi Jens Stoltenberg.
Për shkak të tensioneve në rritje në rajon, NATO pezulloi disa ditë më parë operacionet për trajnimin e ushtrisë irakiane./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












