Ballina Bota

RUSI – Borë artificiale për festat e fundvitit

MOSKË, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/-Viti 2019 ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Rusi që prej vitit 1891, kur ky vend nisi të mbledhë statistikat.

Muaji dhjetor i ka thyer tërë rekordet e kryeqytetit, saqë autoritetet vendosën të përdornin borë artificiale, për t’u dhuruar moskovitëve një Krishtlindje të bardhë.

Bora artificiale u transportua me kamionë dhe u shkarkua në zona të ndryshme të qytetit, midis të cilave Sheshi i Kuq dhe rruga historike “Arbat”.

Gjatë gjithë vitit, në kryeqytet, temperatura mesatare e regjistruar ka qenë 7,6-7,7 gradë; 0,3 gradë më shumë se rekordi i mëparshëm.

Në nivel kombëtar, ky ka qenë viti më i nxehtë gjatë 128 viteve të fundit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor / Leku forcon pozitat ndaj të gjitha valutave
Artikulli tjetërRonaldo mendon largimin nga “Juventus”