Ballina Flash

Ronaldo mendon largimin nga “Juventus”

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Cristiano Ronaldo është i zhgënjyer nga humbja në superkupën e Italisë, ndaj Lazios dhe duket se ka nisur të mendojë për një të ardhme larg Juventusit.

Sulmuesi portugez nuk është aspak i kënaqur me lojën e trajnerit Sarri,  nga i cili priste një skuadër më solide dhe që fitonte me lehtësi. Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim gjendjes shpirtërore të sulmuesit portugez, duke theksuar se në rast se CR7 vendos të largohet, 3 skuadra janë gati të garojnë për yllin portugez: “PSG” në krye e cila është e gatshme t’i ofrojë një kontratë faraonike dhe më pas janë “Manchester United” dhe “Sporting Lisbona”.

Agjenti i tij Jorge Mendez, pret vetëm të njihet me vendimin e Ronaldos për të nisur bisedimet, teksa në adresë të 5-herë fituesit të topit të artë ka oferta të shumta dhe nga Azia. Jorge Mendes pak ditë më parë u shpreh se portugezi do e respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në verën e vitit 2021  te “Juventus”, ndërsa shtoi se me siguri e ardhmja e tij do jetë gjithnjë në Europë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Borë artificiale për festat e fundvitit
Artikulli tjetërMesazhi i Fundvitit, Spiropali: Bashkë do të ringrihemi më të fortë dhe më të mirë