Ballina Bota

GJERMANI – Takim Merkel-Erdogan në janar

BERLIN, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon të zhvillojë një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në janar, sipas një raporti të medieve gjermane.

E përditshmja “Sueddeutsche Zeittung” raportoi se Merkel pritet të fluturojë në Ankara për takimin.

Megjithatë një zëdhënëse e qeverisë gjermane nuk pranoi të konfirmojë vizitën duke deklaruar se ata njoftojnë takimet e kancelares çdo të premte.

Erdogan ka paralajmëruar se një valë e re migracioni mund t’i drejtohet Europës për shkak të sulmeve ajrore në veri të Sirisë. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAFGANISTAN – Më shumë se 100 000 viktima në 10 vite
Artikulli tjetërLONDËR – Kapen 60 migrantë në La Manche