Ballina Bota

LONDËR – Kapen 60 migrantë në La Manche

LONDËR, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 60 migrantë janë kapur sot duke kaluar kanalin e La Manchit që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Në katër anije të vogla u zbuluan 49 migrantë, të cilët u dërguan në Britaninë e Madhe.

Autoritetet në Londër deklaruan se migrantët ishin nga Irani, Iraku dhe Afganistani.

Zyrtarët francezë shpëtuan 14 migrantë në dy anije të tjera dhe i dërguan ata në Francë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Londrës, që nga muaji janar, më shumë se 1 800 persona janë përpjekur të kalojnë kanalin e La Manch-it me anije.

Shumë kontrabandistë kanë pohuar se kalimi i kanalit të La Manchit nuk do të jetë më i mundur pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian.

Kalimi i kanalit të La Manchit është i paligjshëm dhe tepër i rrezikshëm. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Takim Merkel-Erdogan në janar
Artikulli tjetërMeta: Çdo nisëm që nuk e vendos Kosovën në pozita të barabarta nuk është e nevojshme