Ballina Aktualitet

Vigjilja e Krishtlindjes/ Janullatos uron paqe, shpresë dhe solidaritet

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, përcolli sot urimin me rastin e festës së Krishtlindjeve, duke uruar që Viti i Ri 2020 të na sjellë paqe, shpresë dhe solidaritet.

Në mesazhin e tij, mes të tjerash, Janullatos shprehet se “në Krishtlindje në të kremten e madhe të ardhjes së birit dhe fjalës së perëndisë brenda njerëzimit kremtojmë nismën e perëndisë, atë për tu pajtuar me gjininë njerëzore”.

“Në një kohë kur ndasitë tensionet, konfliktet po torturojnë botën do të kremtojmë Krishtlindjen në mënyrën më esenciale, vetëm nëse marrim pjesë sipas mundësive tona në përpjekjet për pajtim, në ambientin tonë të ngushtë në jetën profesionale, shoqërore, kishtare dhe politike”.

Janullatos uroi “Krishtlindje të bekuara, Viti i Ri të na sjellë, paqe shpresë dhe solidaritet në sprovat e jetës”./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Samit Kinë-Japoni-Kore e Jugut për përmirësimin e marrëdhënieve
Artikulli tjetërBM – Shtëpia e Bardhë paralajmëron Londrën mbi rreziqet e Huawei