TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/- Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për mbarëvajtjen e sigurisë ushqimore në ditët e festave të fundvitit.
Drejtoria Rajonale e AKU-së Korçë bën të ditur se, në kuadër të mbarëvajtjes së festave të Fundvitit që shoqërohet dhe me shtim të lartë të fluksit të turistëve, ka vijuar fushatën ndërgjegjësuese për konsumatorët duke synuar dhe nxitur bashkëpunimin për forcimin e sigurisë ushqimore.
Informimi dhe ndërgjegjësimi i të gjithë konsumatorëve për të kaluar shëndetshëm festat e fundvitit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e tyre ka qenë në fokus të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë kësaj periudhe, ku krahas informimit ka pasur dhe kontrolle të shtuara për sigurinë e produkteve që konsumojmë. /j.p/
e.xh/























