Ballina Bota

SHBA – Edhe ”United Airlines” tërheq Boeing “737 MAX”

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kompania e fluturimeve United Airlines, do të tërheqë avionin “Boeing 737 MAX” deri më 4 qershor, pasi më parë ka deklaruar se do të rikthehej në mars, deklaroi një zëdhënës.

Kjo masë vjen disa ditë pasi Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA), njoftoi se procesi i rivlerësimit për avionët “737 MAX” do të shtrihet deri në vitin e ardhshëm, duke sugjeruar se ka ende një proces të gjatë derisa avioni më i shitur i Boeing të mund të jetë gati për udhëtime ajrore.

Rregullatorët global të aviacionit ”dënuan” avionët në muajin mars, pasi aksidentet e ndodhura në Indonezi dhe Etiopi rezultuan në vdekjen e 346 personave.

Boeing deklaroi se pavarësisht ndalimit, kompania vazhdoi ndërtimin e avionit dhe tani ka rreth 400 të tillë.

Boeing është një nga eksportuesit më të mëdhenj në SHBA.

Tipi i avionit “737 MAX”, prodhuar afër qytetit të Siatëllit, është avioni më i rëndësishëm i prodhuesit. / /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – Rrezik katastrofik zjarri pas temperaturave rekord
Artikulli tjetërFUTBOLL – Ancelotti merr Evertonin