AUSTRALI – Rrezik katastrofik zjarri pas temperaturave rekord

KANBERRA, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Disa mijëra zjarrfikës po luftojnë dhjetëra zjarre të dalë jashtë kontrollit në katër nga gjashtë shtetet e Australisë mes të nxehtit rekord dhe thatësirës.

New South Wales, shteti më i populluar në Australi, ka shpallur sërish gjendjen e  jashtëzakonshme, për shkak të kushteve katastrofike të zjarrit, ku temperaturat përvëluese parashikohet të arrijnë 47 gradë Celsius në periferi të Sidnejt.

Ministri i Shërbimeve të Urgjencës Shtetërore, David Elliot deklaroi se dhjetëra rrugë janë mbyllur dhe rreth 10 000 policë, punonjës të urgjencës, ndihmës mjekë dhe zjarrfikës u stacionuan aty, duke qenë ky stacionimi më i madh të personelit të shërbimeve të urgjencës në New South Wales.

Temperaturat e larta dhe tymi i zjarreve kanë përfshirë dhe kryeqytetin australian, Canberra.

Ndërkohë, kryeministri Scott Morrison, i cili u kritikua pasi kishte shkuar në pushime me familjen e tij në Hawai, do të përfundojë udhëtimin dhe do të kthehet sot në Australi. / /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.