Ballina Flash

FUTBOLL – Ancelotti merr Evertonin

LONDËR, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Everton caktoi Carlo Ancelottin si menaxherin e tij të ri, konfirmoi klubi i Premier League.

Ancelotti nënshkroi një kontratë 4,5-vjeçare për të zëvendësuar Marco Silvan, i cili u shkarkua më 6 dhjetor.

Italiani 60-vjeçar do të marrë sot pjesë në ndeshjen e Toffees kundër Arsenalit para asaj kundër Burnleyt më 26 dhjetor.

Ai është një ish-menaxher i skuadrave Real Madrid, Bayern Munich dhe Chelsea i cili duhej të shkonte në Napoli në fundjavë.

Duncan Ferguson, i cili ka mbikëqyrur një fitore dhe barazim në ligë si lider i përkohshëm, do të drejtojë edhe një herë Evertonin kundër Arsenalit. / /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Edhe ”United Airlines” tërheq Boeing “737 MAX”
Artikulli tjetërShengeni Ballkanik/Haradinaj: Nismë për të hequr taksën ndaj Serbisë