Ballina Bota

BRUKSEL – KE shqyrton efektet e sanksioneve amerikane ndaj BE

BRUKSEL, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian deklaroi sot se po shqyrton efektet e sanksioneve të mundshme amerikane ndaj kompanive të BE-së të përfshira në ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2” në detin Balltik.

“Në parim, BE kundërshton vendosjen e sanksioneve kundër kompanive të BE-së që kryejnë biznes të ligjshëm”, deklaroi një zëdhënës i komisionit.

“Qëllimi i komisionit gjithmonë ka qenë të sigurojë që ‘Nord Stream II’ të operojë në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, me shkallën e duhur të mbikëqyrjes rregullatore, në përputhje me parimet kryesore të ligjit ndërkombëtar dhe të energjisë të BE-së”, shtoi ai./ /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – “Ocean Viking” shpëton sërish migrantë
Artikulli tjetërAUSTRALI – Rrezik katastrofik zjarri pas temperaturave rekord