Ballina Bota

TURQI – 200 arrestime të reja pas grushtit të dështuar të shtetit

ANKARA, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Autoritetet turke arrestuan sot 181 persona në kuadër të hetimeve që parashikojnë mbështetësit e lëvizjes gyleniste, të akuzuar për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016, sipas Zyrës së Prokurorit të Ankarasë. 

Arrestimet ndodhën ajo lëshoi mandatarreste kundër 260 personave të dyshuar për përdorimin e ByLock, një aplikacion mesazherie i koduar, që Ankaraja e konsideron si mjet komunikimi i prefereruar për puçistët dhe që shërben si element penal në disa procese të lidhura me grushtin e dështuar të shtetit.

”Tetëmbëdhjetë mandatarreste, 10 prej të cilëve kundër mjekëve, u lëshuan në kuadër të një hetimi të dytë të lidhur me grushtin e dështuar të shtetit”, sipas të njëjtit burim.

Mes të dyshuarve, 171 u arrestuan në Ankara dhe 10 të tjerë në provinca. Të dyshuarit që janë objekt i mandat arresteve vazhdojnë të jenë në kërkim./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPAKISTAN – Ish-presidenti Musharraf dënohet me vdekje për tradhti
Artikulli tjetërHUNGARI – Kryebashkiakët progresistë së bashku kundër populistëve