Ballina Bota

SHBA – Instagram në luftë kundër ngacmimit dhe dezinformimit

SAN FRANCISKO, 17 dhjetor /ATSH-AFP/-Instagrami po përsos teknikat e tij për të ndaluar ngacmimin në internet, si edhe po zgjeron programin e tij amerikan të verifikimit të fakteve në vende të tjera të botës, njoftoi aplikacioni.

“Duke filluar nga sot, ne do të vëmë në përdorim një program që paralajmëron përdoruesit, kur historia e tyre mund të konsiderohet si dëmtuese. Kjo do t’u japë atyre një mundësi për t’u menduar, para se ta postojnë”, shpjegoi platforma e Facebook-ut.

Facebook ka shumëfishuar përpjekjet në të gjitha platformat e tij, për të favorizuar një mjedis më pak agresif dhe për të rivendosur besimin me përdoruesit dhe autoritetet.

Informacioni i dyshimtë identifikohet nga teknologjitë e inteligjencës artificiale, ekipet e moderimit të përmbajtjes dhe raportet e përdoruesve.

Në vijim, gazetarët partnerë të rrjetit ngarkohen me përgjegjësinë e verifikimit të tyre./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Trupa shqiptaro-ruse në Tiranë për skenën e fundit të filmit të bazuar në historitë e dashurive të Kadaresë
Artikulli tjetërAUSTRI – Metodat e Akademisë së Baletit dëmtojnë nxënësit e saj