Ballina Bota

SOFT NEWS – Disketa me firmën e Steve Jobs vlen 84 000 dollarë

NJU JORK, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Miti i Steve Jobs mbetet ende i gjallë.

Një disketë e nënshkruar nga bashkëthemeluesi i Apple u shit për shifrën rekord të 84 mijë dollarëve, pasi ishte vlerësuar 7 500 dollarë.

Floppy Macintosh ishte në gjendje të shkëlqyeshme, nënshkruar me një lapustil të zi nga Jobs, i cili zakonisht ishte i gatshëm të vinte autografin e tij.

Pjesa e historisë së shkencës kompjuterike ishte certifikuar dhe shitur nga kompania RRAuction, e njëjta kompani që vuri në ankand kartëvizitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Apple deri në vitin 2011, kur ai dha dorëheqjen për arsye shëndetësore./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorës/FSHZH: Përfitues direkt 129 mijë banorë
Artikulli tjetër​VIDEO-Reportazh/ Toka që ushton nga dhimbja