Ballina Bota

GJERMANI – BQE ul parashikimet për rritjen ekonomike në 2020

FRANKFURT, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Europiane uli sot në 1,1% parashikimet e saj për rritjen ekonomike në zonën euro për vitin 2020, që do të përshpejtohet për të arritur në 1,4% në 2022, njoftoi presidentja e re, Christine Lagarde.

Inflacioni do të rritet gjithashtu në 1,6% në vitin 2022 pas 1,1% që pritet në 2020, por do të vazhdojë të mbetet në objektivin prej 2% parashikuar nga institucioni, sipas parashikimeve të para për këtë hark kohor.

Për vitin 2021, BQE-ja pret një inflacion prej 1,4%, pak më i ulët se parashikimet e fundit të publikuara në shtator, ndërkohë që pritshmëritë për rritjen ekonomike mbeten të pandryshuara, në 1,4%.

Christine Lagarde përmendi edhe shenjat e para të stabilizimit të konjukturës në zonën euro, një formulë optimiste.

Në konferencën e parë të politikës monetare, ish-drejtoresha e FMN-së e gjykoi ekonominë europiane gjithmonë të rrethuar nga një sërë rreziqesh, përfshirë tensionet proteksioniste.

“Rritja e tregut të punësimit dhe rritja e pagave vazhdojnë të mbështesin qëndrueshmërinë e ekonomisë në zonën euro”, theksoi Lagarde./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Jep dorëheqjen kreu i opozitës, Andrew Scheer
Artikulli tjetërFelaj në Washington: Avancim i legjislacionit në funksion të mos cenimit të sigurisë