Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Nuk do ta pranoja çmimin Nobel

STAMBOLL, 10 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se nuk do ta pranonte çmimin Nobel për Paqe në rast se një ditë do t’i jepej atij.

”Në Europë ekziston një krizë serioze e lidershipit. Nuk gjej guximin të them se cili lider në Europë është shembull”, shtoi ai.

”Nobeli është konsumuar. Nobeli është në një pozitë që vepron politikisht, në mënyrë ideologjike. Nobeli nuk ka asnjë vlerë për mua”, theksoi Erdogan.

”Turqia nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit. Shpërblimi i një vrasësi do të thotë bashkëveprim me zullumin”, përfundoi ai./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet, ARRSH: Aksi rrugor Elbasan – Qafë-Thanë është i kalueshëm për automjetet
Artikulli tjetërIZRAEL – Gjasa të shumta për zgjedhje të reja parlamentare