Reshjet, ARRSH: Aksi rrugor Elbasan – Qafë-Thanë është i kalueshëm për automjetet

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se aksi rrugor Elbasan-Qafë-Thanë është i kalueshëm për automjetet.

Sipas ARRSH-së, si pasojë e reshjeve të shiut, përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë-Thanë, konkretisht në vendin e quajtur Murrash, ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës.

“Kontraktorët e mirëmbajtjes bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun”, deklaron ARRSH.

Reshje shiu kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit që në orët e para të mëngjesit.

/a.gjonaj/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.