TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve, ishte 1,4% në muajin nëntor, duke qenë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor u ndikua kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1,21%.
Çmimet e grupit të transportit kanë kontribuar me – 0,10%. Ndërsa çmimet e grupit të veshjeve dhe këpucëve kanë kontribuar me – 0,01%.
Kjo është një tendencë e ndjekur gjatë gjithë këtij viti, ku indeksi i çmimeve të konsumit ka qenë poshtë nivelit 2%.
/a.gjonaj/






















