Çmimet e importit rritje vjetore prej 0.3%

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/- Çmimet e importit shënuan një rritje vjetore prej 0.3% në tremujorin e tretë të këtij viti.

Importet e mëdha të energjisë elektrike për shkak të thatësirës që kaloi vendi kanë bërë që indeksi i çmimeve të importit të rritet për herë të parë pas katër vitesh.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e seksionit “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 6 %.

Ndërsa çmimet në sektorin me peshën specifike më të lartë, industrinë përpunuese pësuan një rënie vjetore me 0.3%. Edhe në industrinë nxjerrëse çmimet e importit pësuan rënie me 0.3%,

Dobësia e çmimeve të importit ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve të ulëta të lëndëve të para, por edhe nga mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit valutor. /a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.