Basha në Manzë: Vlerësim sa më të shpejtë dhe real të dëmit të shkaktuar

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në Manzë, nga ku kërkoi vlerësimin sa më të shpejtë dhe real të dëmit të shkaktuar dhe lëvrimin e parave tek qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive.

“Duhet urgjentisht që banorët që janë në kamp të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qira. Zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive”, deklaron Basha.

Basha shprehet po ashtu se duhet menjëherë të përcaktohen fondet dhe të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve të mbërthyera në këtë emergjencë që sipas tij, sa më shumë zgjatet aq më shumë thellohet./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.