TIRANË, 4 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Nga tërmeti i 26 nëntorit janë dëmtuar rëndë 26 shkolla ku mësojnë rreth 10300 nxënës.
Kështu informoi sot ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, njëherazi drejtues i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.
Çuçi tha se nga këto, 15 shkolla janë në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë.
“Puna do të vazhdojë intensivisht dhe prioritet mbeten akoma ato të ditës së djeshme përfundimin e vlerësimit të objekteve publike, kryesisht shkollave, çerdheve, kopshteve. Garantimi i cilësisë së ujit të pijshëm kryesisht në zonën e Thumanës, Bubqit edhe në disa resorte ku kemi strehuar njerëz”, tha Çuçi. /a.g/














