Platforma e bashkëqeverisjes, instrument efikas për çdo ankesë nga banorët e prekur nga tërmeti

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit mund t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Blendi Çuçi në cilësinë e koordinatorit e grupit të menaxhimit të krizës gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë këtë të mërkurë deklaroi se kjo platformë është një instrument mjaft efikas.

“Sa i përket platformës së bashkëqeverisjes, nga dje është vënë në dispozicion për të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Kemi një përpunim të përqendruar shqetësimet që vijnë nga të tre qarqet e vendit dhe është një instrument mjaft efikas që i bëj thirrje të gjithë njerëzve që ta përdorin për të shprehur çdo lloj kërkesë apo pakënaqësie që mund të kenë në këtë periudhë emergjence”, – u shpreh Çuçi. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.