TURQI – Erdogan: Përditësimi i NATO-s i pashmangshëm

ANKARA, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan theksoi se ishte e pashmangshme që NATO të përditësonte veten në drejtim të prioriteteve të kërcënimeve të sotme.

Erdogan, para nisjes në Londër për të marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s, mbajti një konferencë për median në aeroportin ”Esenboga” në Ankara.

Ai theksoi se është detyrim që me të gjitha shtetet anëtare të realizohet një ndryshim që do të mundësonte një qëndrim parimor dhe të vendosur kundër organizatave terroriste.

“Shtetet anëtare, në vend që të kërkojnë alternativë, presim që të jenë brenda punimeve që do ta forcojnë edhe më shumë NATO-n kundër kërcënimeve të përbashkëta”, theksoi Erdogan.

Presidenti turk foli gjithashtu edhe për luftën e vendit të tij kundër organizatës terroriste ISIS.

“Jemi i vetmi shtet që ka luftuar ballë për ballë me ISIS-in dhe e ka shpartalluar organizatën terroriste”, u shpreh ai.

“Edhe pse disa vende me qëllime dashakeqe përpiqen ta lënë nën hije anëtarësimin e vendit tonë në NATO, vendi dhe qëndrimi ynë është i qartë”, theksoi Erdogan, duke iu përgjigjur pretendimeve ndaj Turqisë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.