Ballina Bota

BM – Johnson: NATO është simbol suksesi

LONDËR, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/ – NATO gëzon shëndet të plotë dhe është një simbol i një suksesi fantastik, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson në kuadër të samitit për 70-vjetorin e aleancës.

“Mesazhi im për të gjithë liderët që vijnë në Britaninë e Madhe, për presidentin Trump, presidentin Macron, kancelaren Merkel dhe të gjithë miqtë tanë është: shikoni, ne jemi një aleancë e shkëlqyer që ka pasur një sukses fantastik për 70 vjet dhe ka sjellë paqe dhe prosperitet”, shtoi Johnson.

”Ajo që ka rëndësi, është të përballemi me kërcënimin të bashkuar”, përfundoi fjalimin Johnson./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet
Artikulli tjetërPRAGË – Kundera rimerr shtetësinë çeke