PRAGË, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Romancieri i njohur çek, Milan Kundera rimori shtetësinë çeke, 40 vjet pasi u privua nga kombësia e tij çekosllovake nga regjimi komunist, njoftoi sot Ministria çeke e Punëve të Jashtme.
”Milan Kundera dhe bashkëshortja e tij, Vera janë parë të marrin dokumentet në shtëpinë e tyre nga ambasadori çek në Paris, Petr Drulak, më 28 nëntor”, deklaroi Zuzana Stichova, zëdhënëse e ministrisë.
“Nuk ka pasur ceremoni, vetëm një dorëzim personal”, deklaroi ajo duke shtuar se sipas Ministrisë çeke të Punëve të Jashtme, librat e Milan Kunderas e kanë bërë Republikën Çeke të njohur në mbarë botën.
Kryeministri çek, Andrej Babis propozoi shtetësinë për Kunderan dhe bashkëshorten e tij gjatë vizitës në Paris vitin e kaluar.
“Ata ishin vërtet të lumtur. Ata ishin të vetëdijshëm se ky nuk ishte një moment që do t’u ndryshonte jetën, por ata ndjenë vërtet të gjithë karakterin simbilik të kësaj gjëje dhe ishte shumë e rëndësishme për ata”, deklaroi Drulak për të përditshmen “Pravo”.
Milan Kundera, 90 vjeç, la vendin e tij të origjinës për Francën në vitin 1975.
Autoritetet çekosllovake të asaj kohe i hoqën shtetësinë pas publikimit të romanit “Libri i shakasë dhe i harresës” në 1979, ku ai e kishte cilësuar presidentin çekosllovak të asaj kohe, Gustav Husak, si “presidenti i harresës”.
Në vitin 1981, Milan Kundera bëhet francez.
Milan Kundera është autor i “Shakaja” (1967), “Jeta është gjetkë” (1969), “Valsi i lamtumirës” (1972), “Lehtesia e padurueshme e qenies” (1984)./ /ec/ a.jor.























