Ballina Aktualitet

Dita e Pavarësisë/ BE: Më shumë se kurrë pranë popullit shqiptar

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ – Bashkimi Europian, më shumë se kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka theksuar solidaritetin e Bashkimit Europian me popullin shqiptar sot me rastin e Ditës së Pavarësisë, teksa vendi ynë është prekur nga tërmeti.

“ Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë se kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar”, thuhet në reagimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak750 të lënduar morën trajtim në spitale, shërbim 24 orë pranë kampeve të emergjencës
Artikulli tjetërDita e Pavarësisë/ Meta: Të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit