TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Tifozët e Napolit kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj popullit shqiptar pas tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit të së martës.
Gjatë ndeshjes së sotme Liverpool-Napoli për Champions League, ata kanë nxjerrë një banderolë ku shkruhej “Të bashkuar në dhimbje me tokën tuaj në zemër”.
Gjithashtu pas rezultateve jo të mira që po arrin skuadra e Napolit, ku ka pasur dhe grindje mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit, ata i kanë kërkuar presidentit De Laurentis që paratë e gjobave për lojtarët t’i dërgojë në Shqipëri pas katastrofës që ka ndodhur në Shqipëri.
/gj.mima/ /a.g/























