BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Një sulm kibernetik i përmasave botërore kundër propagandës në internet të militantëve të grupit të Shtetit Islamik është ndërmarrë këto ditët e fundit në kuadër të një hetimi për llogari të drejtësisë belge, theksoi sot prokuroria federale belge.
Sipas të përditshmes belge “La Dernière heure”, mijëra llogari aktive për agjencinë e propagandës së Shtetit Islamik, Amaq, janë sulmuar nga hetuesit belgë në bashkëpunim me ekspertët e agjencisë së policisë europiane “Europol”.
Eric Van Der Sypt, zëdhënës i prokurorisë federale, kompetente përsa i përket terrorizmit, ka konfirmuar sulmin kibernetik pa dhënë detaje për shifra.
“Një konferencë shtypi është parashikuar në orën lokale 14:00 (13:00 GMT) në selinë e Europol në Hagë për detajimin e operacionit”, Van Der Sypt.
Një hetim në Belgjikë, vend i goditur më 22 mars 2016 nga një atentat i dyfishtë kamikaz marrë përsipër nga Shteti Islamik (32 të vdekur në Bruksel), është ndërmarrë nga policia gjyqësore federale e Flandrës Lindore nën autoritetin e një gjyqtari të specializuar për krimin kibernetik./ /ec/ a.jor.













