IRAK- Pense në një vizitë të papritur

BAGDAD, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Mike Pence, i cili zhvilloi sot vizitën e parë në Irak si zëvendëspresident, nuk do të takohet me asnjë drejtues, por ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, Adel Abdel Mahdi, theksuan zyrtarët. 

Ndërkohë që Iraku po përjeton krizë sociale më të rëndë në historinë e saj, Pence u takua me ushtarët amerikanë në bazën e Ain al-Assad, në perëndim të vendit.

Në fund të dhjetorit 2018, presidenti Donald Trump ngjalli polemika duke shkuar vetëm në këtë bazë pa takuar asnjë zyrtar në Bagdad./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.