Ballina Bota

ITALI – OECD parashikon rritje të PBB-së në vitin 2020

PARIS, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), deklaroi sot se parashikon që PBB-ja e Italisë do të rritet me 0,4% në vitin 2020 dhe me 0,5% në 2021, nga 0,2% që është aktualisht.

OECD theksoi se niveli i papunësisë në Itali ra nga 10,6% në vitin 2018 në 10% këtë vit dhe do të qëndrojë në të njëjtin nivel në vitin 2020, para se të rritet në 10,2% në 2021.

“Kërkesa e dobët e jashtme dhe paqartësitë e vazhdueshme në lidhje me politikat e tregtisë globale, do të kufizojnë rritjen e eksportit, duke peshuar tek investimet, punësimi dhe të ardhurat”, deklaroi ajo. Gjithashtu theksoi se masat fiskale të qeverisë dhe rritja e ngadaltë do të bëjnë që raporti i borxhit publik të rritet në 136% të PBB-së në vitin 2019, para se të fillojë të bjerë nga viti 2021. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Konservatorët mbledhin 5,7 milionë stërlina në një javë
Artikulli tjetërDhoma e Biznesit të Diasporës bëhet anëtare e Këshillit të Investimeve