Ballina Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës bëhet anëtare e Këshillit të Investimeve

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Dhoma e Biznesit të Diasporës bëhet anëtare e Këshillit të Investimeve. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili thotë se ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave pas mbledhjes së zakonshme javore miratoi vendimin duke i shtuar Këshillit të Investimeve, anëtaren më të re Dhomën e Biznesit të Diasporës.

Dhoma e Biznesit të Diasporës është një institucion që ka për qëllim krijimin e një fryme bashkëpunimi ekonomik mbarëshqiptar, nëpërmjet nxitjes së investimeve direkte dhe partneriteteve, ofrimit të informacionit të detajuar për të nxitur dhe orientuar sipërmarrjet dhe kapitalin investues të Diasporës në ekonominë e vendit.

“Gjithashtu sipas vendimit edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, bëhet anëtar me status të përhershëm në Këshillin e Investimeve”, – u shpreh ministri Majko./r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – OECD parashikon rritje të PBB-së në vitin 2020
Artikulli tjetërSHBA – Kongresi miraton një projektligj buxhetor për shmangien e një “shutdown”-it