TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Ulja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 5% për industrinë automotive synon të rrisë aftësinë e vendit për të tërhequr investime të huaja në këtë sektor, përmes stimujve tatimore.
Duke nisur nga 1 janari 2020, personat juridikë që ushtrojnë një aktivitet ekonomik në industrinë e automobilave do t’i nënshtrohen një tatimi prej 5% të fitimit.
Ndryshimet në ligjin për të ardhurat janë pjesë e Paketës Fiskale 2020.
Industria shqiptare e automobilave është e re dhe në fazat e saj të para, ndaj, është e vështirë të konkurrojë me kapacitetet dhe potencialin e sektorit rajonal të automobilave.
Për më tepër, vende si Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë një industri të mirëkrijuar automobilistike dhe tani ata përqendrohen në forcimin e ekspertizës së tyre dhe njohurive teknike.
Në kushte të tilla, stimujt fiskalë për industrinë e automobilave synojnë jo vetëm rritjen e konkurrencës së Shqipërisë në rajon, por edhe tërheqjen e më shumë investimeve në këtë sektori.
Ulja e taksave do të ndihmojë në krijimin e kushteve të favorshme për të përmirësuar më tej mjedisin e biznesit për sektorin shqiptar të automobilave. /a.gjonaj/ /a.g/























