TIRANE, 17 nëntor/ATSH/- Gazetarja sportive Enkelejda Toma nga Shqipëria iu bashkua 48 kolegëve nga e gjithë bota për Programin e shkëmbimit Ndërkombëtar të Vizitorit Udhëheqës, “Fuqizimi i Grave nëpërmjet Gazetarisë Sportive.”
Ata u takuan me udhëheqës të sektorit sportive, nga nivelet bazë deri tek ato profesionale në Washington DC, Portland, Denver, Atlanta dhe New York, si dhe mësuan mbi përvojën e grave në mediat sportive në Shtetet e Bashkuara, perceptimet gjinore në kulturën e sporteve popullore dhe rreth figurave shembuj të fushës. /a.sh./ /a.g/

























