Ballina Bota

POLONI – PBB bie për herë të parë nën 4%

VARSHAVË, 14 nëntor /ATSH-DPA/ Ekonomia polake u rrit 3,9% në tremujorin e tretë, duke rënë nën nivelin e 4% për herë të parë në më pak se tre vjet, deklaroi zyra e statistikave GUS.

“Të dhënat konfirmuan një ngadalësim në ekonominë polake që ishte i lidhur me përkeqësimin e besueshmërisë ekonomike jashtë vendit”, theksuan ekonomistët e bankës PKO BP.

“Konsumi privat mbeti nxitësi kryesor i rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa investimet u ngadalësuan”, deklaruan ekonomistët e bankës ING.

“Ritmi i rritjes ekonomike në një nga vendet me zhvillim më të shpejtë të Europës, ka të ngjarë të ngadalësohet nga ritmi mesatar prej rreth 4% në vitet e fundit, por ky ngadalësim nuk do të jetë dramatik”, deklaroi ekonomisti i bankës Santander Polska, Marcin Luzinski.

Sipas Luzinski-t, të ardhurat buxhetore për vitin e ardhshëm nuk duken të rrezikuara. “Projektligji i buxhetit të vitit 2020 u bazua në parashikime ekonomike mjaft konservatore”, shtoi ai. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Rama: Shengeni Rajonal është për qytetarët e njerëzit e punës, jo për politikanët që nuk presin në radhë askund
Artikulli tjetërKukës/ Zgjidhet problematika 3-vjeçare, nis puna për riparimin e segmentit rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec