Ballina Bota

GJERMANI – Industria kërcënon sërish me recesion

BERLIN, 14 nëntor /ATSH-AFP/-Shifrat e rritjes ekonomike të trimestrit të tretë, që priten të dalin sot, duhet të tregojnë masën e ngadalësimit të ekonomisë kryesore europiane.

Pas rënies me 0,1 % të PBB në trimestrin e dytë, PBB pësoi një rënie tjetër me 0,1 % midis korrikut dhe shtatorit, duke shenjuar kështu recesionin e parë teknik të vendit gjatë nëntë viteve.

Në shtator, prodhimi industrial zhgënjeu përsëri, duke rënë me 0,6 % brenda muajit, i ndikuar nga konflikti tregtar kino-amerikan, telenovela e pafund e Brexit dhe kërcënimet e Donald Trump në lidhje me importin e automjeteve europiane.

Pyetja që rëndon tani mbi ekonominë gjermane është nëse konsumi i brendshëm, i nxitur nga qëndrueshmëria e tregut të punës, do të vazhdojë të kompensojë plogështinë e eksporteve dhe investimeve./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori i Përgjithshëm/ Olsian Çela renditet i pari nga KLP
Artikulli tjetërBM – Johnson: Vetëm fitorja e konservatorëve do ta çojë vendin përpara