Ballina Aktualitet

Botohet në Fletoren Zyrtare emërimi nga Kuvendi i 2 anëtareve të Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Dy emrat e votuar nga Kuvendi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji janë botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot vendimi i Kuvendit nr. 133/2019 ,datë 11.11.2019 për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Gjithashtu në Fletoren Zyrtare është publikuar edhe vendimi i Kuvendit nr. 134/2019,datë 11.11.2019 Për zgjedhjen e zonjës Fiona Papajorgji anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU, plan vjetor për garantimin e sigurisë ushqimore
Artikulli tjetërBerat, Muzeu Etnografik vendtakimi i nxënësve me historinë