Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen modifikon portofolin e kundërshtuar për Migracionin

BRUKSEL, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen modifikoi emrin e kundërshtuar të portofolit të komisionerit të ngarkuar me Migracionin duke e quajtur “Promocioni i mënyrës europiane të jetesës” dhe jo më “Mbrojtja” e kësaj mënyre jetese, njoftoi sot zëdhënësi i saj.

Ky titull ka ngjallur shumë polemika gjatë njoftimit të Komisionit të ri, që do të hyjë në funksion më 1 dhjetor duke shkaktuar grindjen e parë për von der Leyen.

Grupet parlamentare të së majtës, social-demokratët, ekologjistët dhe liberalët e Renew i kishin kërkuar presidentes së ardhshme të Komisionit të hiqte dorë nga ky titull që bashkon migracionin dhe mbrojtjen e mënyrës së jetës europiane.

Përgjegjësia e këtij portofoli do t’i jepet grekut, Margaritis Schinas./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak70-vjetori i KiE, Cakaj: Rrugëtim i përbashkët në ndërtimin e demokracisë
Artikulli tjetërVetingu, KMSH: 17.8% e vendeve vakante në Prokuroritë e Shkallës së Parë dhe të Apelit