Ballina Flash

Miratohen çmimet dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin “Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020”.

Ministria e Shtetit për Diasporën bën të ditur se, sipas këtij vendimi, ndryshime do të ketë në katër pika të tij.

Përveç listës së teksteve shkollore për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020, këtij vendimi do t’i bashkëngjitet lista e teskteve mësimore shtesë dhe lista e librave plotësues për mësimdhënien në Diasporë e miratuar nga Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, sigurimi i listave përkatëse dhe shpërndarja e teksteve shkollore shtesë dhe literaturave plotësuese të mësimdhënies do të financohet nga buxheti i Qendrës së Botimeve për Diasporën.

/gj.mima/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE tryezë për përkrahjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri
Artikulli tjetërFinancoi qendrën shëndetësore, bashkia e Fierit vlerëson Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut