TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut ka financuar ndërtimin e qendrës së re shëndetësore në fshatin Jarua, njësia administrative Levan në Fier.
Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi vlerësoi sot me “Certifikatë Mirënjohjeje” Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut, për kontributin dhe mbështetjen e paçmuar që ka dhënë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor dhe jetës së qytetarëve të bashkisë Fier.
Nënkryetarja e bashkisë, Enkelejda Peshkëpia dorëzoi këtë vlerësim sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të qendrës së re shëndetësore në fshatin Jarua, njësia administrative Levan, investim i kësaj Administrature, dhuratë për banorët e zonës.
Qendra e re shëndetësore i vjen në ndihmë komunitetit të kësaj zone për të marrë shërbimin bazë shëndetësor më pranë banesave të tyre.
/m.m/r.e/























