TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi të hënën se do të kryejë remonte në nënstacionet e Fierit dhe të Përmetit, çka do të sjellë edhe stakime të energjisë për disa zona.
Sipas OSHEE-së, për shkak të remontit të parashikuar në linjën 35 kV Selenicë – Cakran dhe në nënstacionin Fieri 1, sot dhe nesër do të stakohet energjia në intervalin kohor 08:00-16:00 duke lënë pa energji disa zona në Fier.
Po ashtu, është parashikuar remont edhe në nënstacionin e Përmetit, çka do të sjellë stakim të energjisë në disa fshatra të Përmetit.
/a.gjonaj/r.e/






















